top of page
Team---Banner.jpg

Kush jemi ne

Kosovo Experts Group

KoEG është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2017 nga një grup i profesionistëve në Kosovë. Promovon intervenimin e bazuar në evidencë në mënyrë që të përmirësojë politikat sociale dhe të ofrojë këshillim profesional dhe trajnime të lidhura me çështje psikologjike e sociale.

KOEG ka për qëllim të promovojë dhe facilitojë një shoqëri gjithëpërfshirëse ku çdo grup ka mundësi të barabartë për të pasur qasje në shërbime sociale. KoEG eshte organizate jo qeveritare e themeluar me qellim qe te ofroje trajnime dhe këshillime profesionale për institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë për fushëveprim përmirësimin e politikave psiko-sociale; hulumtim kuantitativ dhe kualitative për çështje të rëndësishme psiko-sociale në Kosovë; praktika të mbështetura në evidence; si dhe të avancojë mbështetjen psiko-sociale, orientimin dhe këshillimin sipas nevojës të personave të kthyer në Kosovë, grupeve të margjinalizuara dhe të rrezikuara. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizojmë forma të ndryshme të trajnimit dhe këshillimit, përdorimit të artit si mjet për ndryshim social, organizimit të konferencave të ndryshme shkencore, debateve dhe tryezave të diskutimit.

Kontaktoni me ne!

Ne jemi këtu për ju. Kontaktoni me ne përmes emailit, numrit të telefonit apo rrjeteve tona sociale.

bottom of page