top of page
Search

Thirrje për trajnim!

Organizata jo Qeveritare Kosovo Experts Group – KOEG” ka filluar implementimin e projektit “Avancimi Profesional dhe Ngritja Socio-Ekonomike: Trajnime për gratë dhe të rinjtë në kërkim të mundësive të punësimit”, projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal".


Ky projekt ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e të rinjve dhe grave për ngritjen e kapaciteteve në fushën e zhvillimit socio-ekonomik përmes ofrimit të trajnimit profesional falas për Shkathtësi të Buta, me qëllim të krijimit të një qasjeje më të lehtë në tregun e punës.


Përmes këtij projekti do të përfitojnë të rinjtë dhe gratë e moshës 18-40 vjeç nga regjioni i Prishtinës dhe regjioni i Mitrovicës.


Kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 3 ditë ndërsa modulet të cilat do të shtjellohen janë:

  •  Shkathtësitë e buta dhe rëndësia e tyre në tregun e punës, komunikimi efektiv , dëgjimi aktiv, lidershipi dhe puna ekipore.

  • Mendimi kritik, Aftësitë për zgjedhjen e problemeve, etika e punës, intelegjenca emocionale, qëndrimi pozitiv.

  • Rëndësia e Orientimit në karrierë (Vetë-vlerësimi), Gjetja e burimit të punësimit, Përgatitja e CV-së, përgatitja për intervistë, shkrimi i letrës motivuese, socializimi në punë.


Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në e-mail adresën: info@koeg.org

11 views0 comments

Comments


bottom of page